Rusia hap hetim penal kundër aktivistit për përhapjen e informacioneve të rreme

schedule15:29 - 22 Prill, 2022

schedule 15:29 - 22 Prill, 2022

Vladimir Kara-Murza u arrestua jashtë shtëpisë së tij në Moskë më 11 prill, disa orë pasi CNN transmetoi një intervistë në të cilën ai kritikoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, sipas The Guardian.

Ai u dënua me 15 ditë burg për mosbindje ndaj urdhrave të policisë pasi u ndalua, tha në atë kohë avokati i Kara-Murza, Vadim Prokhorov. Kara-Murza nuk është akuzuar zyrtarisht dhe Prokhorov mohon se klienti i tij ka shkelur ligjin.

Sipas avokatit të tij, ndaj aktivistit është hapur një hetim penal për përhapje të informacioneve të rreme rreth fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!