Rusia godet infrastrukturën civile në rajonet jugore të Ukrainës

schedule12:01 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:01 - 23 Nëntor, 2023

Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, thanë zyrtarët rajonalë më 23 nëntor.

Kjo po ndodh në kohën kur Ukraina po përgatitet për një rritje të sulmeve ndaj objekteve të saj energjetike gjatë dimrit të ardhshëm, shkruan REL.

Qytetet Krivi Rih dhe Nikopol, si dhe rrethinat e tyre, u goditën gjatë natës, tha më 23 nëntor guvernatori rajonal Serhiy Lysak, duke shtuar se nuk kishte viktima.

“Rreth mesnatës kishte një shpërthim në lagjen Krivorizka. Armiku e drejtoi raketën në objektivin e infrastrukturës. Kaloi pa asnjë të vdekur apo të plagosur. Agresori sulmoi lagjen Çervonohrihorivka, në periferi të rajonit Nikopol, me artileri të rëndë. Asnjë njëri nuk u lëndua”, ka shkruar Lysak në Telegram.

Në Herson, një civil u plagos nga bombardimet ruse, njoftoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Roman Mrochko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!