Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia evakuon mbi 2000 banorë pas shpërthimit të municioneve

schedule08:34 - 8 Tetor, 2020

schedule 08:34 - 8 Tetor, 2020

Rusia  evakuoi më shumë se 2,300 banorë nga fshatrat e afërta pasi shpërthimit në një depo municionesh në rajonin Ryazan në juglindje të Moskës, sipas zyrtarëve.

Më shumë se 400 zjarrfikës vazhdojnë përpjekjet për të shuar flakët.  Sipas autoriteteve janë plagosur pesë persona dhe fatmirësisht nuk raportohet asnjë i vdekur.

Depoja mbante rreth 75,000 ton municione. Guvernatori rajonal Nikolai Lyubimov e përshkroi situatën si “të vështirë” por në një deklaratë tha se “më e keqja kishte kaluar dhe se situata është nën kontroll”.

Aksidente të tilla janë  të zakonshme në Rusi për shkak të sasive të mëdha të municioneve të vjetra që mbahen në depo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!