Rusia e Turqia “zotohen” për krijimin e shtetit palestinez

schedule14:26 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 14:26 - 22 Dhjetor, 2017

Rusia dhe Turqia do të bashkëpunojnë për krijimin e një shteti palestinez. Kjo ishte tema e bisedës telefonike mes presidentit rus Putin dhe atij turk Erdoan. Dy liderët ranë dakord për të vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit izraelito – palestinez.

Putin dhe Erdoan, gjatë një bisede telefonike ripërsëritën qëndrimin se do punojnë për krijimin e një shteti palestinez. Lajmi u konfirmua nga Kremlini me anë të një deklarate zyrtare pas votimit OKB të rezolutës që dënon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e SHBA-së.

Dy liderët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të vazhduar përpjekjet në zgjidhjen e konfliktit izraelito palestinez në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Marikës për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, u dënua pothuajse në mënyrë unanime në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Nga 193 vendet anëtare të OKB-së, 128 votuan në favor të rezolutës që dënon vendimin e SHBA.

Pak ditë më parë presidenti rus Putin u shpreh i shqetësuar pas vemdimit të Donald Trump, dhe i bëri apel palëve të përfshira në konfliktin izraelito-palestinez për përmbajtje dhe dialog. Izraeli aneksoi pjesën lindore të Jerusalemit dhe mori kontrollin e tij gjatë Luftës së 1967-ës. Më pas u votua një ligj që e cilësonte qytetin e shenjtë kryeqytet  “të pandashëm”. Ky aneksim asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!