Rusia e Putin financoi PD e Bashës, Gjikondi: Kreu i PD pritej të ndëshkohej prej shtatorit për lobimin rus

schedule13:29 - 3 Nëntor, 2023

schedule 13:29 - 3 Nëntor, 2023

E ftuar në studion e “Tirana Live”, juristja, Brizida Gjikondi foli në lidhje me artikullin e BBC-së, që përfshinte edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili ishte financuar nga Rusia e Putinit, për lobim dhe fushatë në 2017.

Ajo shprehet se emaili i dërguar nga PD, BBC-së përmban të pavërteta, pasi kjo çështje në Shqipëri nuk është hetuar, por është pushuar.

“Emaili i PD drejtuar dje BBC, tregon që janë shumë të mjerë. Sepse vetë emaili, mbante të pavërteta. Çështja në Shqipëri nuk është hetuar, çështje është pushuar. Eshtë tjetër gjë ta pushosh dhe tjetër gjë ta hetosh.

Vetë email nuk është serioz për një parti, që bën sikur kryetar një nga reporterët e Këshillit të Evropës dhe nuk është në seriozitetin e një partie që t’i drejtohet me atë gjuhë një mediaje.

Po të shohësh artikullin e BBC-së, qëllimi nuk është Basha, qëllimi artikullit që nuk është vetëm nga BBC-së, por janë disa media që kanë hetuar në lidhje me kompanitë ofshore ruse që përdorin Britaninë për të lobuar dhe fshehur krime, një nga këto kompani offshore ruse ka rezultuar që ka bërë ndërmjetsin nëpërmjet Bashës dhe Partisë Republikane, për një foto me Trumpin, të cilit nuk i mori vetëm një foto, por edhe sloganin.

Patjetër që asgjë nuk mbetet pa zbuluar, sidomos kur nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë” tha ajo.

Në lidhje me një mos reagim publik të Bashës për këtë situatë, juristja tha se Basha e njohim dhe ai gjithmonë  tenton t’ia hedh me një procedurë dhe më pas të fshihet.

Situata është bërë e komplikuar për një çështje. Përpara një muaji, Basha arriti të bëhet reporter për asetet ruse që të shfrytëzoheshin për dëmet e shkaktuara nga Rusia në Ukrainë.

Në rast se ky artikull i BBC, në rast se Basha nuk do të kishte marrë këtë pozicion, mund ta dëmtonte atë politikisht në Shqipëri, por në ditën e këtij realiteti, kjo e bën që Basha të afektohet edhe ndërkombëtarisht dhe të mos ketë moral politik dhe të ketë një konflikt të pastër interesi.

Sa i takon  Bashës që nuk ka reaguar kur i ka kërkuar BBC, ne e njohim atë dhe ai gjithmonë për procedure. Kujton se ja hedh me një kafshim byreku dhe pastaj krijohet ideja sikur është popullor, ose me këto emailit që dërgon me zëdhënëset e tij, çka është shumë e shëmtuar, pasi këtë mund t’ia hedhë ndonjë media shqiptare, por asaj amerikane.

Unë jem e bindur që këtë email e ka bërë për përdorim në Shqipëri, jo për BBC. Kjo tregon se sa lidera të pamoralshëm kemi ne” shtoi Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!