“Rusia duhet të ndryshojë regjim,” Kremlini i kthehet Biden-it: Këtë s’e vendos ti, por qytetarët tanë

schedule19:31 - 26 Mars, 2022

schedule 19:31 - 26 Mars, 2022

Presidenti amerikan është shprehur sot nga Polonia se Rusia duhet të ndryshojë regjim duke shtuar se Vladimir Putin nuk mund të rrijë më në pushtet. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kremlinit. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov është shprehur se për regjimin në Rusi vendosin qytetarët e vendit dhe jo Joe Biden.

“Për hir të Zotit, ky burrë nuk mund të qëndrojë më në pushtet,” tha Biden ndërsa mbyllte fjalimin e tij në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.

Kjo ishte deklarata më e fortë që Biden ka bërë sa i përket ndryshimit të regjimit në Rusi dhe kjo pasqyron një ndryshim të rëndësishëm edhe në qasjen amerikane ndaj Moskës, shkruan CNN. Zyrtarët amerikanë janë shprehur më herët se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.

“Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t’i udhëheqë,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!