Rusia: Duhen hapa vendimtarë për të ulur tensionet në Kosovë

schedule13:49 - 30 Maj, 2023

schedule 13:49 - 30 Maj, 2023

Larg krizës në Ukrainë, Rusia ka deklaruar se po ndërmerr “hapat vendimtarë” të nevojshëm për të de-përshkallëzuar tensionet në Kosovë, pas protestave të serbëve kundër emërimit të kryebashkiakëve shqiptarë etnikë dhe përplasjes me trupat e NATO-s.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që të ndalojë propagandën e tij të rreme dhe të ndalojë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur, duke u përpjekur të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Sot, dhjetëra trupa të NATO-s u u vendosën përpara një ndërtesë komunale në Zveçan të Kosovës, një ditë pasi 30 ushtarë të NATO-s dhe 52 protestues serbë u plagosën në përleshje.

Trazirat në rajon janë intensifikuar që kur kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit që serbët bojkotuan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!