Rusia do të thërrasë 300 mijë rezervistë, Zelensky: Putini do që të na bëjë të mbysim në gjak ushtarët e tij

schedule15:14 - 21 Shtator, 2022

schedule 15:14 - 21 Shtator, 2022

“Putini do të donte që Ukraina të mbytej në gjak, por edhe në gjakun e ushtarëve të tij”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në një intervistë ekskluzive për “Bild” reagoi ndaj vendimit të Putinit për të shpallur mobilizim të pjesshëm.

Për liderin ukrainas, fjalimi i sotëm i presidentit të Ukrainës nuk përfaqëson “asgjë të re”, ndërsa shtoi se as nuk e kishte dëgjuar.

Lexo edhe: Nga ashpërsimi i dënimit për dezertimin te dhuna e kërcënimet, çfarë nënkupton plani i Putinit për mobilizimin e rusëve

“Shfaqjet e Putinit “nuk janë videot e mia të preferuara – tha ai – kam të gjithë informacionin që më nevojitet”.

Kujtojmë se në kuadër të mobilizimit të pjesshëm të popullsisë Rusia do të thërrasë 300,000 rezervistë. Lajmin e bëri të ditur Mbrojtjes Sergei Shoigu në televizionin rus të mërkurën në mëngjes.

“Këta nuk janë njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për ushtrinë,” tha Shoigu. “Këta janë ata që kanë shërbyer, kanë një specialitet të regjistrimit ushtarak, kanë pasur përvojë ushtarake.”

Ai përsëriti gjithashtu se asnjë rekrut (të cilët shërbejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak; jo ata në rezervë) nuk do të dërgohen në atë që pushtuesit e quajnë “zona e një operacioni special ushtarak”. /abcnews.al/