Rusia do të intensifikojë sulmet kundër bazave ukrainase ku ruhen armët perëndimore, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Ai iu referua gjithashtu faktit se Uashingtoni do t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë rreth 61 miliardë dollarë, pas një votimi nga Dhoma e Përfaqësuesve të shtunën.
“Në proporcion me kërcënimet e paraqitura nga SHBA dhe aleatët e saj, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë përbërjen dhe strukturën e Forcave të Armatosura dhe të rrisim prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake më të njohura”, tha Shoigu.
“Ne do të rrisim intensitetin e sulmeve ndaj qendrave logjistike dhe bazave të magazinimit të armëve perëndimore.”
/abcnews.al