Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë vënë re “aktivitet të shtuar detar” në veri të Detit të Zi nga forcat ruse. Lajmin e bëri të ditur për gazetarët një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Gjithashtu kemi vëzhguar sulmet me bomba në disa qyteza jashtë Odesës, pranë Odesës,” tha zyrtari.
Sipas SHBA, predhat vijnë nga luftanijet ruse në Detin e Zi.
“Ne besojmë se bëhet fjalë përsëri për luftanijet ruse në Detin e Zi,” shtoi zyrtari. “Duket se ka bombardime detare në vendet afër Odesës.” /abcnews.al/