Rusia ka deklaruar se do të përdorë armët bërthamore vetëm në rast se kërcënohet ekzistenca e shtetit. Kështu ka deklaruar Ivan Nechaev, zëvendësdrejtor i departamentit të informacionit dhe shtypit rus.
“Doktrina ushtarake ruse lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në përgjigje të një sulmi me armë të shkatërrimit në masë ose kur ekzistenca e shtetit është e kërcënuar, ” tha Nechaev, duke theksuar se ekziston përdorimi i arsenalit bërthamor si përgjigje ndaj një sulmi, në situata emergjente.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme ruse hodhi poshtë propozimin e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për çmilitarizimin e zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhia.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhia u mor në kontrollin e forcave ushtarake ruse në mars, disa ditë pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në atë që ajo e quan një “operacion ushtarak special”.
/abcnews.al