Rusia do të dërgojë trupat e Koresë së Veriut në zonat më të rrezikshme të luftës

schedule21:35 - 29 Nëntor, 2024

schedule 21:35 - 29 Nëntor, 2024

Trupat e Koresë së Veriut që luftojnë përkrah forcave ruse ka të ngjarë të dërgohen në disa nga zonat më të rrezikshme të luftës, ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-Hyun.

Duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar të mbrojtjes, Kim tha se “lufta udhëhiqet nga Rusia dhe nga qëndrimi i krerëve të njësive të ushtrisë ruse, ata ka të ngjarë të dërgojnë togat e Koresë së Veriut në zonat më të rrezikshme dhe më të vështira”.

Koreja e Veriut ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj me Ukrainën, sipas zyrtarëve nga Koreja e Jugut, Ukraina dhe SHBA-ja.

Së fundmi, u raportua se një gjeneral i Koresë së Veriut ishte plagosur dhe disa oficerë të vrarë nga raketat Storm Shadow të ofruara nga Britania e Madhe, me të cilat Ukraina sulmoi një qendër komanduese ruse në Kursk.