Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rusia do të dënojë me burg ata që përhapin informacione të rreme për ushtrinë

schedule09:38 - 4 Mars, 2022

schedule 09:38 - 4 Mars, 2022

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar ligjin që dënon deri në 15 vite burg ata që përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura ruse.

SkyNews shkruan se është ende e paqartë si do të përkufizohet informacioni i rremë sipas këtij ligji. Ai parashikon edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë.

Mendohet se kjo do të synojë kryesisht gazetarët rusë, thotë redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn.



“Kjo tregon se hapësira e informacionit po ngushtohet. Mendoj se tregon drejtimin e udhëtimit për qeverinë ruse.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!