Rusia dislokon trupa në Bjellorusinë jugore, 30 km larg nga kufiri me Ukrainën

schedule14:30 - 22 Mars, 2022

schedule 14:30 - 22 Mars, 2022

Rusia ka dislokuar forca shtesë tokësore në Bjellorusinë jugore, vetëm 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmin e bën të ditur në një postim në Twitter gazetari amerikan Jack Detch, i cili ka publikuar një foto të marrë nga sateliti. Fotoja tregon ngritjen e  tendave dhe pajisjeve të reja nga ushtria ruse.

Karvani ushtarak u pa në fshatin bjellorus të Dublinit, 30 km nga kufiri i Chernihiv.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cituar nga Ukrinform, mundësia për një ofensivë nga trupat e Republikës së Bjellorusisë në drejtim të Volyn-it është e lartë. /abcnews.al/