Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimet në zonat e përmbytura

schedule14:07 - 8 Qershor, 2023

schedule 14:07 - 8 Qershor, 2023

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e qytetit jugor të Khersonit, ku njerëzit po evakuohen nga përmbytjet pas shpërthimit të digës në Kakhovka.

Kremlini ka akuzuar Ukrainën se ka bombarduar zonat e përmbytura, ku ndodhen aktualisht punonjësit e shpëtimit, me zëdhënësin Dmitry Peskov, e cili tha se punonjësit rusë të shpëtimit janë “të detyruar të punojnë nën bombardimet e  vazhdueshme nga Ukraina dhe kjo e ndërlikon punën e tyre”.

Ndërkohë, guvernatori rajonal i Khersonit, Oleksandr Prokudin, pohoi se forcat ruse bombarduan qytetin dhe zonat pranë bregdetit.

Ditëne  djeshme, zyrtarët ukrainas akuzuan forcat ruse për bombardimet e në bregun e djathtë (perëndimor) të lumit Dnipro që është në kontrollin e forcave ukrainasve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!