Rusia dhe Moldavia arrijnë marrëveshje për gazin

schedule21:55 - 29 Tetor, 2021

schedule 21:55 - 29 Tetor, 2021

Qeveria moldave dhe Gazprom-i rus  këtë të premte kanë konfimruar se kanë rënë dakord që të zgjasin kontratën për furnizimin e Moldavisë me gaz, nga 1 nëntori.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kontrata e nënshkruar mes dy vendeve do të vlejë për pesë vjetët e ardhshëm.

Gazprom tha se marrëveshja është arritur me “kushte reciprokisht të dobishme”. Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi kontrata e saj e gazit me Gazprom-in – furnizuesin më të madh të gazit natyror në Evropë – ka skaduar në fund të muajit të kaluar, ndërsa dy palët nuk kanë arritur të pajtohen për detajet e një marrëveshjeje të re.

Rusia ka kërcënuar se do t’i ndërpresë furnizimet me gaz në Moldavi në fund të vitit, nëse kontrata ekzistuese e gazit nuk zgjatet deri atëherë.

Ndërkohë ministria e Infrastrukturës e Moldavisë ka theksuar se bisedimet në Shën Petersburg përfunduan me një “marrëveshje në parim”, sipas së cilës, kontrata e mëparshme midis Gazprom-it dhe Moldovagaz-it do të zgjatet, “duke përdorur formulën e çmimit të propozuar nga pala moldave”./abcnews.al