Rusia dhe Kina fillojnë stërvitjet e përbashkëta detare

schedule12:32 - 15 Korrik, 2024

schedule 12:32 - 15 Korrik, 2024

Një video e publikuar nga shërbimi për shtyp i ministrisë ruse të mbrojtjes të hënën, tregon marinarët ushtarakë rusë dhe kinezë që marrin pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje për stërvitjet e tyre të përbashkëta të forcave detare.

Të dy forcat detare do të marrin pjesë në stërvitjet në qytetin jugor Zhanjiang që pritet të zgjasin deri në mes të korrikut, shkruan Sky News.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, stërvitjet do të përfshijnë stërvitje kundër raketave, sulme detare dhe mbrojtje ajrore.

Kjo vjen pasi udhëheqësit e NATO-s e etiketuan Kinën një “mundësues vendimtar” të luftës së Rusisë në Ukrainë javën e kaluar. 

Misioni i Pekinit në BE tha se samiti i fundit i NATO-s ishte “i mbushur me mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe retorikë luftarake”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!