Rusia dërgon raketat dhe jep mesazhe lufte

schedule14:51 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 14:51 - 1 Dhjetor, 2020

Rusia i ka dhënë një mesazh të fortë Japonisë pas tensioneve në lidhje me ishujt Kuril në veri-perëndim të Paqësorit duke dërguar në zonë raketat e avancuara anti-ajrore.

Kremlini dërgoi këto ditë në këto ishuj raketat e mbrojtes ajrore S-300, të cilat mund të godasin objektivin në një largësi prej 400 kilometrash, veprim i cili u lexua si një mesazh i drejtpërdrejt ndaj Japonisë.

Dy shtetet janë në një rivalitet të vjetër mbi ishujt Kuril në Paqësor, situatë e cila shkakton vazhdimisht tensione mes dy shteteve të fuqishme. /abcnews.al