Rusia ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve britanike të mërkurën, duke i cilësuar të paligjshme për sa i përket ligjit ndërkombëtar, shkruan CNN
“Gjatë disa muajve të fundit, ne kemi parë një përshkallëzim të histerisë anti-ruse në mediat britanike, një përpjekje për të treguar një Rusi agresive në sytë e publikut britanik dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë ambasada ruse.
Rusia akuzoi qeverinë dhe mediat britanike se kanë injoruar gjendjen e banorëve në dy rajonet e kontrolluara nga separatistët, Luhansk dhe Donetsk.
“Londra nuk është shqetësuar aspak kur Donbas jetonte nën një bllokadë ekonomike, pezullim të përfitimeve sociale dhe pagesave të pensioneve,” theksoi ambasada.
/abcnews.al