Rusia dëbon ambasadorin e Estonisë, u urdhërua të largohej deri më 7 shkurt

schedule13:52 - 23 Janar, 2023

schedule 13:52 - 23 Janar, 2023

Rusia ka dëbuar ambasadorin e Estonisë, sipas një deklaratë të ministrisë së Jashtme ruse. Ambasadori i Estonisë Margus Laidre u urdhërua të largohej nga vendi deri më 7 shkurt.

Ministria tha se vendimi ishte marrë si hakmarrje për “hapin e ri jomiqësor të Estonisë për të zvogëluar rrënjësisht madhësinë e ambasadës ruse në Talin”.

Ministria e Jashtme e Estonisë në fillim të këtij muaji urdhëroi Rusinë të reduktojë numrin e stafit të ambasadës së saj në tetë diplomatë dhe 15 anëtarë të stafit administrativ, teknik dhe të shërbimit, në mënyrë që të “arritet barazia në personelin e ambasadës” deri më 1 shkurt.

Estonia ka minimizuar marrëdhëniet e saj dypalëshe me Moskën që kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë, tha në një deklaratë më 11 janar ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu.

Ministria e Jashtme ruse tha të hënën se “udhëheqja estoneze ka shkatërruar qëllimisht të gjithë gamën e marrëdhënieve me Rusinë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!