Rusia ka vendosur të censurojë çdo skenë që përfshin marrëdhënie seksuale apo përdorim droge nga filmi bografik “Rocet man”. Filmi tregon për jetën e yllit të muzikës pop Elton John.
Asnjë skenë që i referohet marrëdhënieve seksuale mes homoseksualëve dhe përdorimit të drogës në versionin rus të “Rocketman”, filmit i cili tregon jetën e yllit të muzikës pop Elton John. Censura është aplikuar, sipas televizionit rus tv Dozhd, në disa pjesë të filmit që janë fshirë në versionin që do transmetohet në kinematë ruse.
Lajmi është konfirmuar dhe nga kritiku rus Igor Moskvtin, i cili ka parë versionin original të “Rocketman” në festivalin e Kanës. Sipas tij është censuruar dhe një pjesë ku publikohet një fotografi e Elton John me bashkëshortin, David Furnish. Ministria ruse e Kulturës ka mohuar faktin duke thënë se bëhet fjalë për një zgjedhje të kompanisë që do shpërndajë filmin.
Pikërisht disa ditë më parë në një intervistë për britaniken “The Guardian”, Sir Elton John deklaronte se dëshironin të hiqnin nga filmi skenat e seksit dhe të drogës, dhe pse ato ishin pjesë e jetës së tij. /ABC news Albania 24/7