Rusia: Çdo goditje ndaj Krimesë, mund të konsiderohet si një sulm në territorin rus nga NATO

schedule14:26 - 22 Maj, 2023

schedule 14:26 - 22 Maj, 2023

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov duket se e ka paralajmëruar Uashingtonin se çdo goditje ndaj Krimesë mund të konsiderohet si një sulm në territorin rus nga NATO.

Paralajmërimi i Antonov, vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do të mbështeste trajnimin për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikanë F-16, shkruan The Guardian.

“Dëshiroj të paralajmëroj përfaqësuesit e administratës kundër gjykimeve të pamenduara për Krimenë, veçanërisht në drejtim të ‘bekimit’ të regjimit të Kievit për sulmet ajrore në gadishull”, shkroi ai në Telegram.

“Më lejoni t’ju kujtoj se goditjet në këtë territor konsiderohen nga ne si një sulm ndaj çdo rajoni tjetër të Federatës Ruse. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë plotësisht të vetëdijshme për përgjigjen ruse.”, shtoi ambasadori rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!