Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

schedule08:34 - 14 Mars, 2022

schedule 08:34 - 14 Mars, 2022

Forcat ruse po tregohen të pamëshirshme, duke marrë jetë të pafajshme në Ukrainë. Si pasojë e sulmit në një maternitet ka ndërruar jetë një grua shtatzënë dhe foshnja e saj ende pa ardhur në jetë.

Ajo ishte shtruar në maternitet për të sjellë në jetë foshnjen e saj por bombat ruse u morën jetën pa mëshirë.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj më të pafajshme të njerëzimit.

Në videon dhe fotot e shkrepura nga gazetarët e AP pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur barkun e saj të përgjakur teksa po e kalonin me barrelë.

Ishte ndër momentet më brutale deri më tani në luftën tashmë 19-ditore të Rusisë kundër Ukrainës .

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por më afër vijës së frontit, ku mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë.

Teksa po kutonte se po humbiste fëmijën, mjekët thanë se nëna bërtiti me të madhe: “Më vrisni tani!” Mjekët e sollën fëmijën në jetë me operacion por foshnja nuk kishte “asnjë shenjë jete”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!