Rusia bllokon faqet e CIA-s dhe FBI-së për përhapjen e informacioneve të rreme

schedule15:22 - 27 Janar, 2023

schedule 15:22 - 27 Janar, 2023

Autoriteti rregullator i telekomunikacionit rus Roskomnadzor njoftoi sot se ka bllokuar faqet e CIA -s dhe FBI-së, duke akuzuar dy agjencitë qeveritare amerikane për përhapjen e informacioneve të rreme.

“Ne bllokuam faqen e CIA-s dhe FBI-së sepse ato shpërndajnë materiale që synojnë destabilizimin e situatës sociale dhe politike në Rusi,” tha Roskomnadzor.

Agjencia e lajmeve TASS duke cituar Roskomandzor raporton se dy faqet e amerikane publikuan materiale dhe informacione të rreme për forcat e armatosura ruse.

Rusia e ka cilësuar si vepër penale lajmet e rreme për forcat e saj të armatosura, të cilat dënohen deri në 5 vite burg ndërsa përhapja e informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dënohet maksimalisht deri në 15 vite burg.

Që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë shkurtin e kaluar, Roskomnadzor ka bllokuar shumicën e mediave të pavarura, disa uebfaqe të huaja dhe platforma të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe Twitter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!