Rusia ka arrestuar zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së saj, gjeneralin Vadim Samarin, nën dyshimin për ryshfet, sipas mediave ruse.
Ky është i fundit në një seri arrestimesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë. Ky është zyrtari i katërt që arrestohet që nga prilli, kur zëvendësministri Timur Ivanov u arrestua nën dyshimin për ryshfet.
Që atëherë, gjeneral Yuri Kuznetsov, shef i shtabit në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Gjeneral Letont Ivan Popov, ish-komandant i Ushtrisë së 58-të të Rusisë, janë arrestuar gjithashtu.
Arrestimet vijnë mes ndryshimeve të mëdha në udhëheqjen e Mbrojtjes së Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi ministrin e vjetër Sergei Shoigu në fillim të këtij muaji, duke e zëvendësuar atë me ish-zëvendëskryeministrin Andrei Belusov.
/abcnews.al