Një shtetas i huaj është arrestuar në Shën Petersburg, Rusi, pasi dyshohet se ka ngacmuar një vajze 15-vjeçare, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Autoritetet e zbatimit të ligjit thanë për TASS se i dyshuari është një shtetas amerikan, por nuk dhanë një emër. CNN ka kontaktuar me Departamentin e Shtetit të SHBA për koment, por nuk ka marrë përgjigje.
“Gazetarët u informuan për këtë të dielën gjatë një shërbimi për shtyp të Ministrisë së Brendshme ruse për Shën Petersburg dhe Rajonin e Leningradit”, tha TASS në raportin e saj.
“Nëna e vajzës së sulmuar iu afrua atyre duke i thënë se një burrë i panjohur kreu veprime të turpshme ndaj saj në një autobus”, tha TASS.
Autoritetet hetuese hapën një çështje penale sipas të nenit 135 të Kodit Penal të Federatës Ruse (veprime të pahijshme).
/abcnews.al