Rusia akuzon vendet e BE-së si “sponsor të terrorizmit”

schedule11:51 - 20 Tetor, 2022

schedule 11:51 - 20 Tetor, 2022

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar  se furnizimi me armë i Ukrainës nga Bashkimu Europian e kanë bërë bllokun palë në konflikt. Ministria shtoi se vendet që dërgojnë armë në  Ukrainë ishin “sponsor të terrorizmit”, sipas skynews.

Në një konferencë në Moskë, zëdhënësja Maria Zakharova përsëriti kritikat e Rusisë ndaj Perëndimit për dërgimin e miliarda dollarëve të armëve të avancuara në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e Kievit.

Ndërkohë, anëtarët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për masa të reja kundër Iranit në lidhje me furnizimin e Rusisë me dronë.

“Shtetet e BE-së vendosën të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për furnizimet me drone dhe janë gjithashtu të përgatitura të shtojnë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane”, thuhet në njoftim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!