Rusia akuzon Ukrainën për sulm me raketa në Belgorod

schedule14:33 - 3 Korrik, 2022

schedule 14:33 - 3 Korrik, 2022

Një zëdhënës i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar tre raketa balistike ukrainase Tochka-U .

Zyrtari rus tha se pjesë nga  të njëra raketë  kanë rënë në një  kompleks apartamentesh.

“Ky sulm me raketa ishte planifikuar dhe nisur qëllimisht ndaj popullatës civile,” tha zëdhënësi Igor Konashenkov, shkruan BBC.

Ai tha gjithashtu se Rusia kishte rrëzuar dy dronë të armatosur ukrainas që po i afroheshin Kurskut, gjithashtu në Rusinë jugore.

Më herët Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov tha se sulmi në Belgorod kishte vrarë të paktën tre persona.

Ministria ukrainase e mbrojtjes mohoi pretendimin rus.

Zëdhënësi Yuriy Sak i tha BBC-së se “shërbimi ynë i sigurisë ka përgjuar shumë herë telefonata midis ushtarakëve rusë, të cilat dëshmojnë se  këto lloj aktivitetesh janë provokime nga pala ruse”.

Një tjetër zyrtar ukrainas, Serhiy Bratchuk, tha se mbeturinat e raketave të ngulitura në një bllok apartamentesh të dëmtuar në Belgorod erdhën nga një sistem rus anti-ajror Pantsir, të cilin Ukraina nuk e ka.

Në fillim të prillit, Rusia tha se dy helikopterë ukrainas kishin sulmuar një depo civile të magazinimit të naftës në periferi të Belgorodit, duke shkaktuar zjarr në një  karburant./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!