Rusia akuzon Perëndimin se po prishë negociatat e paqes, Lavrov: Varret masive në Bucha, provokim

schedule22:13 - 5 Prill, 2022

schedule 22:13 - 5 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Moskës dhe Kievit duke nxitur “urrejtje dhe histeri” në lidhje me vrasjet e civilëve në Bucha.

Lavrov tha sot se varret masive të zbuluara në Bucha janë një “provokim” që ka si qëllim të pengojë bisedimet paqeruajtëse midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton AFP.

Në një video-mesazh të transmetuar në televizionin rus, Lavrov tha:

“Lind një pyetje: Për çfarë qëllimi shërben ky provokim i pavërtetë? Ne jemi të shtyrë të besojmë se është gjetja e një preteksti për të prishur negociatat në vazhdim.”

Lavrov shtoi se situata në Bucha, të cilën shumë e quajnë dëshmi të krimeve të luftës të kryera nga Rusia, ka për qëllim që të “shpërqendrojë  vëmendjen nga procesi i negociatave, të shkëpusë vëmendjen nga fakti se pala ukrainase, pas Stambollit, ka filluar të tërhiqet.

Lexo edhe: Avokatja e popullit në Ukrainë: Rreth 300 civilë janë groposur në varre masive në Bucha

Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar pasi diplomatët e lartë nga të dy vendet u takuan muajin e kaluar në Turqi

Nga ana e tyre zyrtarët ukrainas  dhe vendet perëndimore kanë thënë se kanë prova se Rusia ka kryer krime lufte, shkruan BBC. Por Moska mohon akuzat e Ukrainës, duke i quajtur ato  “falsifikime monstruoze”, raporton  agjencia  shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte në Ukrainë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!