Rusia akuzon perëndimin për organizimin e protestave në mbështetje të Navalny

schedule15:06 - 25 Janar, 2021

schedule 15:06 - 25 Janar, 2021

Rusia ka akuzuar perëndimin për nxitje të protestave në mbështetje të liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Dhjetëra mijëra njerëz sfiduan praninë e shtuar policore për t’iu bashkuar manifestimeve në rreth 100 qytete të Rusisë, ditën e shtunë. Mbi 3500 vetë u arrestuan.

 

 

 

Por zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, theksoi një ditë më vonë, se vetëm pak njerëz kishin marrë pjesë. Dmitri Peshkov kritikoi një mesazh të Ambasadës Amerikane në Moskë që paralajmëronte qytetarët të shmangnin demonstratat, duke e cilësuar këtë një ndërhyrje në çështjet e brendshme.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen të hënën për të diskutuar lidhur me zhvillimet në Moskë, me disa që kërkojnë ashpërsim të sanksioneve. Estonia, Letonia dhe Lituania bëjnë thirrje për masa kufizuese ndaj zyrtarëve rusë, përgjegjës për arrestimet./abcnews.al