Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi këtë të mërkurë se dënon veprimet, që sipas tij konsiderohen “ndërhyrje në punët e brendshme në Bjellorusi”, nga forcat e jashtme.
Lavrov akuzoi NATO-n dhe Bashkimin Evropian se kanë bërë deklarata “shkatërruese” në lidhje me krizën politike atje.
Udhëheqësi Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, është përballur prej disa javësh me protesta në mbarë vendin, që pas zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, të cilat u shoqëruan nga akuzat për mashtrim.
Deklaratat e Lavrov u bënë pas bisedimeve në Moskë me Ministrin e Jashtëm Bjellorus, Vladimir Makei.
Rusia është një aleate e ngushtë e Bjellorusisë. N.D./abcnews.al