Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina goditi me raketa HIMARS, një burg në territorin e kontrolluar nga separatistët, duke vrarë 40 të burgosur ukrainas të luftës dhe duke plagosur 75, sipas agjencise ruse të lajmeve, shkruan Al jazeera.
“Një sulm me sistemin e raketave të SHBA-së (HIMARS) u krye në një qendër paraburgimi në zonën e vendbanimit Olenivka, ku ndodhen të burgosurit ushtarakë ukrainas të luftës, përfshirë luftëtarët nga batalioni Azov”, tha ministria e mbrojtjes në konferencën e saj ditore.
Si rezultat i sulmit, “0 të burgosur ukrainas të luftës janë vrarë dhe 75 janë plagosur, përfshirë 8 punonjës të burgut, shtoi ministria.
/abccnews.al