Rreth 4 mijë persona janë evakuuar nga disa qendra tregtare të Moskës në Rusi. Kjo erdhi për shkak të disa telefonatave anonime, me të cilat kërcënohej për shpërthime të mundshme me bombë. Kjo është raportuar nga mediat ruse që citojnë burime nga autoritetet përkatëse. Pasi morën alarmin, ekipet speciale ruse shkuan menjëherë në vendngjare dhe evakuan 12 qendra tregtare. Vala e fundit e terrorizmit telefonik u regjistrua vjeshtën e 2017-s. Në total, rreth 350 mijë persona janë evakuuar nga mijëra qendra tregtare, stacione hekurudhore dhe struktura të tjera. Në asnjë rast kërcënimi për shpërthim nuk është konfirmuar./abcnews.al
Rusi, rikthehet terrorizmi me anë të telefonatave
schedule22:02 - 28 Nëntor, 2018
schedule 22:02 - 28 Nëntor, 2018