Rusi, lirohet lideri opozitar Aleksei Navalny

schedule10:23 - 29 Janar, 2018

schedule 10:23 - 29 Janar, 2018

Autoritetet ruse kanë lënë të lirë zërin më të fuqishëm opozitar, Aleksei Navalni. 41-vjeçari u ndalua nga policia të dielën për shkak të organizimeve të paautorizuara në gjithë vendin. Protestat paqësore u thirrën nga Navalni për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale, të cilat ai I konsideron si farsë. Gjatë fjalës së tij në manifestim, lideri opozitar u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë votimin me 18 mars. Komisioni Zgjedhor i Rusisë bllokoi kandidimin e Navalnit pasi në të kaluarën është dënuar për përvetësim fondesh publike. Megjithatë, ai vetë pretendon se dënimi është thjesht politik. Ndërkohë, gjatë së dielës në 115 qytete të ndryshme u zhvilluan manifestime kundër zgjedhjeve presidenciale. Në këto protesta u ndaluan mbi 250 persona në gjithë vendin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!