Rusi: Bjellorusia riktheu furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

schedule16:59 - 10 Mars, 2022

schedule 16:59 - 10 Mars, 2022

Ministria e Energjisë e Rusisë tha sot se specialistët bjellorusë kanë rikthyer furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Energjia elektrike u ndërpre në Cernobil, si pasojë e luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase pasi ushtria ruse hyri në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

Lexo edhe: Pas bllokimit të naftës ruse nga SHBA, Putin nis kritikat: Perëndimi fajëson Moskën për gabimet e veta

Dje, Ukraina i kërkoi Rusisë të respektojë një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet në një linjë elektrike në Çernobil. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se “gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh” për të furnizuar objektin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!