Rusi, 7 të plagosur nga sulmet ukrainase në Belgorod

schedule11:44 - 19 Qershor, 2023

schedule 11:44 - 19 Qershor, 2023

Shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën sot nga sulmet e Ukrainës në rajonin rus të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Shumë banesa në lagjen Valuisk u goditën, pesë ndërtesa të larta dhe katër shtëpi u dëmtuan dhe një ndërtesë u përfshiri nga flakët.

“Rajoni Valuisk është nën zjarr nga forcat ukrainase. Sipas informacioneve, shtatë persona janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë i cili ka pësuar thyerje të kockës së klavikulës”, tha ai, ndërsa shtoi se të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.

Ndërkohë, Roman Starovoit, guvernator i Kurskut, i cili shtrihet në veri të Belgorodit dhe kufizohet gjithashtu me Ukrainën, tha se forcat ukrainase kishin bombarduar dy fshatra atje.

“Forcat ukrainase goditën fshatrat Tiotkino dhe Popovo-Lejatsi këtë mëngjes,” tha ai, ndër të tjera ka sqaruar se goditjet kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe kanë dëmtuar shumë automjete.

Ndërsa, guvernatori i Krimesë, Sergei Aksionov, njoftoi sot se dy drone u rrëzuan gjatë natës mbi gadishullin ukrainas, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.