Rusët votojnë për parlamentin e vendit

schedule16:02 - 19 Shtator, 2021

schedule 16:02 - 19 Shtator, 2021

Rusët po votojnë të dielën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare tre-ditore, të shoqëruara nga akuzat për parregullsi të gjera dhe shtypjes së lëvizjes së politikanit të burgosur opozitar Alexey Navalny. Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa autoritetet eliminuan nga fletët e votimit kritikët e zëshëm dhe shtypën mediat e pavarura.

Rusët vazhduan votimet të dielën përmes mënyrave të ndryshme në ditën e fundit të zgjedhjeve tre-ditore për parlamentin e vendit.

Punonjësit e një spitali në qytetin Nizhny Novgorod ishin në gjendje të votonin në mjediset e punës. Grigory Vlasov është shef i departamentit të terapisë me rrezatim.

“Mjekët dhe infermierët shpesh punojnë ditë e natë ose deri në mbrëmje vonë. Ata nuk kanë gjithmonë mundësinë të shkojnë tek një qendër votimi. Kemi krijuar këtë mundësi për të votuar shpejt dhe në kushte të rehatshme pa ndërprerë procesin e punës ”.

Në një qendër votimi në Yekaterinburg votuesit gjithashtu ishin në gjendje të vaksinoheshin kundër COVID-19.

Zgjedhjet shihen gjerësisht si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Presidentit Vladimir Putin për të forcuar kontrollin përpara zgjedhjeve presidencialeve të vitit 2024, në të cilat kontrolli i Dumës, ose parlamentit, do të jetë kyç.

Edhe pse sondazhet tregojnë se mbështeja është e ulët për partinë Rusia e Bashkuar e zotit Putin, partia në pushtet pritet të sigurojë një fitore dërrmuese./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!