Rusët sulmuan godinën e banimit, shkon në 34 numri i të vdekurve

schedule08:20 - 12 Korrik, 2022

schedule 08:20 - 12 Korrik, 2022

Ka shkuar në 34 numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një bllok apartamentesh, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupat nga rrënojat, sipas The Guardian.

Viktima e fundit, një nëntë vjeçare, u gjet rreth orës 23:30 të së hënës në mbrëmje. Që nga fillimi i shpërthimit janë gjetur trupat e 33 personave të vdekur, mes tyre një fëmijë, ndërsa nëntë persona janë nxjerrë nga rrënojat.

“Punimet janë duke vazhduar”, tha ministria e punëve të brendshme të Ukrainës në një përditësim, duke cituar shërbimet e urgjencës shtetërore.

Nëntë persona u shpëtuan si pasojë e sulmit, ndërsa Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit të Donetsk që përfshin Chasiv Yar, tha se rreth dhjetëra njerëz mund të jenë ende të të bllokuar në rrënoja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!