Rusët sulmojnë sërish me raketa qytetet ukrainase, një viktimë dhe 7 të plagosur

schedule12:17 - 24 Shtator, 2022

schedule 12:17 - 24 Shtator, 2022

Forcat ruse kanë nisur sulme të reja në qytetet ukrainase ndërsa vazhdojnë referendumet në rajonet e pushtuara të Ukrainës për të hapur rrugën për aneksimin e tyre nga Moska, shkruan Aljzaeera.

Guvernatori i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh tha se rusët shënjestruan objektet e infrastrukturës në qytetin e lumit Dnieper dhe një nga raketat goditi një ndërtesë apartamentesh, duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë.

Forcat ruse goditën gjithashtu zona të tjera në Ukrainë, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën civile.

/abcnews.al