Rusët sulmojnë me raketa ndërtesën e policisë në Kharkiv

schedule08:30 - 2 Mars, 2022

schedule 08:30 - 2 Mars, 2022

Ushtria ruse ka goditur me raketa  ndërtesën e policisë rajonale në qytetin Kharkiv, Ukrainë, raporton BBC, duke cituar agjencinë e lajmeve UNIAN.

Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës ka marrë gjithashtu flakë pas sulmit.

Lexo edhe: LIVE/ Dita e 7 e luftës, parashutistët rusë sulmojnë një spital, 136 civilë të vrarë që prej ditës së parë

Ndërkohë Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë./abcnews.al/