Një bllok apartamentesh është goditur mëngjesin e sotëm nga raketat ruse. Ngjarja ndodhi në një zonë banimi pranë aeroportit Zhuliany të Kievit. Muret e jashtme të apartamenteve janë shkatërruar ndërsa gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi. shkruan BBC.
Në fotot e postuara në mediat sociale, shihen të paktën 5 kate të ndërtesës, të cilat janë shkatërruar nga goditjet raketës. Sipas informacioneve, 35 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dy fëmijë, ndërsa ende nuk është raportuar për viktima.
Video of the rocket/missile hitting the building. Too low quality to make any assertions about what it is. pic.twitter.com/T7O3AOWMDb
— Kyle Glen (@KyleJGlen) February 26, 2022
Ndërkohë autoritetet kanë filluar evakuiimin e banorëve.
Në një postim në Twitter të shtunën në mëngjes, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba shpërndau një foto të ndërtesës së dëmtuar, duke shkruar:
“Kiev, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një tjetër natë të sulmit të raketave ruse. Unë i bëj thirrje botës, ndaloni Rusinë, dëboni ambasadorët, dhe shkatërroni ekonominë e saj.
Ndaloni kriminelët rusë të luftës!”
Kyiv, our splendid, peaceful city, survived another night under attacks by Russian ground forces, missiles. One of them has hit a residential apartment in Kyiv. I demand the world: fully isolate Russia, expel ambassadors, oil embargo, ruin its economy. Stop Russian war criminals! pic.twitter.com/c3ia46Ctjq
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 26, 2022
/abcnews.al