Rusët shkatërrojnë Teatrin në Mariupol, brenda ishin 1 000 persona

schedule11:25 - 17 Mars, 2022

schedule 11:25 - 17 Mars, 2022

Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet nga objektivave civile duke vrarë deri më tani 20 000 ukrainas të paarmatosur sipas autoriteteve lokale. Sulmi më i fundit i tillë ishte ndaj Teatrit në Mariupol, i cili ishte mbushur me rreth 1 000 civilë që u strehuan aty për t’i shpëtuar agresionit rus.

Sipas BBC, mes tyre kishte edhe mjaft fëmijë. Madje, pranë godinës ishte lënë edhe një shënim i madh ku shkruhej “fëmijë” në mënyrë që të shmangej bombardimi nga ajri, por kjo nuk i ka penguar rusët. Për fat të mirë, civilët ishin futur në strehat nëntokë të teatrit duke bërë që t’i shpëtonin bombave dhe tani po punohet për nxjerrjen e tyre. /abcnews.al