Rusët rrëmbejnë katër gazetarë ukrainas

schedule18:39 - 21 Mars, 2022

schedule 18:39 - 21 Mars, 2022

Forcat ruse rrëmbyen katër gazetarë ukrainas nga shtëpitë e tyre, në qytetin Melitopol të Ukrainës mëngjesin e sotëm, tha Sindikata Kombëtare e Gazetarëve në Ukrainës.

Në një deklaratë në Telegram, sindikata tha se persona të armatosur shkuan në shtëpitë e publicistit Mykhailo Kumok, redaktores Yevhenia Borian dhe gazetarëve Yulia Olkhovska, Liubov Chaika. Ata “i morën dhe i çuan në një drejtim të panjohur”.

Unioni i Gazetarëve të Ukrainës raportoi se tre gazetarë u liruan pas një bisede “për nevojën për të bashkëpunuar me personat  që i rrëmbyen.

Katër gazetarët e rrëmbyer kanë lidhje më gazetën “Melitopolskie Vedomosti”, një media me bazë në qytetin e pushtuar nga Rusia, Melitopol në jug të Ukrainës, raporton CNN.

Ata u mbajtën në një vend të panjohur për disa orë përpara se të liroheshin, tha sindikata. Ende nuk dihet gjendja e tyre. Të premten, media ukrainase Hromadske zbuloi se një nga gazetaret e saj, Victoria Roshchina, ishte zhdukur që nga 15 marsi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!