Rusët rrëmbejnë ish-kryebashkiakun e Khersonit

schedule21:45 - 18 Prill, 2022

schedule 21:45 - 18 Prill, 2022

Ushtria ruse ka rrëmbyer ish-kryebashkiakun e Khersonit, Vladimir Nikolaenko, i cili udhëhoqi qytetin në jug të Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2020, sipas mediave lokale, shkruan la Republica.

Nga ana tjetër zyrtarët rusë kanë njoftuar se ushtria e Kremlinit ka sulmuar me raketa një depo armësh të dërguara nga SHBA dhe Evropa për ukrainasit në Lviv, shkruan la Republica.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky ka dorëzuar formularin për për marrjen e statusit të vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Zelesnky ia ka dorëzuar formularin kreut të delegacionit të BE-së në Ukrainë, Mati Masikas.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!