Rusët lenë kockat në periferi të Kievit, pamje dramatike nga beteja

schedule14:08 - 27 Shkurt, 2022

schedule 14:08 - 27 Shkurt, 2022

Ushtria ruse është duke bërë një përpjekje për të rrethuar dhe marrë kryeqytetin e Ukrainës duke nisur forca të shumta nga veriu edhe përmes Bjellorusisë.

Aktualisht forcat ruse gjenden 50 kilometra nga Kievi, ndërsa sot në mëngjes janë raportuar luftime të ashpra në qytezën Bucha, ku sipas të dhënave nga terreni rusët kanë pësuar humbje të mëdha.

Si rusët ashtu edhe ukrainasit pretendojnë se kanë marrë kontrollin e qytezës. Deri më tani nuk ka një konfirmim të pavarur të këtyre pretedimeve. Më herët, ushtria ukrainase hodhi në erë urën që lidh këtë qytezë me Kievin për të penguar avancimin e tankeve ruse.

Lexoni KETU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Siç dukete dhe nga videot e publikuara nga ushtria ukrainase, rusët kanë lënë disa të vdekur në këtë qytezë, trupat e të cilëve gjenden ende në fushëbetejë.

Ndërkohë që rusët i janë afruar kryeqytetit të Ukrainës, mijëra burra dhe gra të Kievit dhe qyteteve të tjera janë duke u armatosur për t’i bërë ballë ushtrisë pushtuese. Mediat ndërkombëtare raportojnë për radhë të gjata në qendrat e rekrutimit në Kiev, ndërsa gjatë ditës së djeshme ushtria raportoi se deri më tani ishin regjistruar 37 mijë vullnetarë.

Ushtria ukrainase raportoi për 4 300 rusë të vrarë deri sot në mëngjes si edhe më shumë se 100 tanke të shkatërruar, krahas mjeteve të tjera të blinduara. Nga pala ruse nuk ka të dhëna mbi humbjet. Në çdo rast, një nivel i tillë humbjesh për rusët në ditët e para të sulmit është tepër i madh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!