Rusët kundër Putinit, 25-vjeçari qëllon me armë zjarri rekrutuesin: Mos shkoni në luftë

schedule10:29 - 26 Shtator, 2022

schedule 10:29 - 26 Shtator, 2022

Këshilltari i presidentit ukrainas ka publikuar në Twitter një video, ku tregon refuzimin e qytetarëve rusë që t’i bashkohen thirrjes së presidentit rus për mobilizim të pjesshëm të ushtrisë ruse.

Një javë më parë presidenti rus, Vladimir Putin u bëri thirrje për mobilizim të pjesshëm të ushtrisë, për luftën në Ukrainë.

Video e shpërndarë nga këshilltari i presidentit ukrainas, Anton Gerashenko tregon momentin kur një 25-vjeçar rus qëllon me armë zjarri një rekrutues në një nga zyrtar e ngritura posaçërisht për rekrutimin e qytetareve në Rusi.

Lexo edhe: Rusët kundër thirrjes së Putinit për mobilizim të ushtrisë, 25-vjeçari qëllon me armë zjarri rekrutuesin: Mos shkoni në luftë

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se 25-vjeçari që qëlloi rekrutuesin është Ruslan Zinin.

Sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës, dëshmitarët okularë dëshmuan se Zinin pasi qëlloi rekrutuesin më pas tha se “askush nuk do të shkojë në luftë, dhe se të gjithë do të shkojmë në shtëpi”.

Sipas Gerashenko, rekrutuesi Alexander Yelyshev u qëllua katër herë. Nga ana e tij, guvernatori i provincës Irkutsk, Igor Kobzev, shkroi në Telegram se rekrutuesi u qëllua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Kobzev u zotua gjithashtu se autori 25-vjeçar “ do të dënohet” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në 24 orët e fundit, sipas Reuters , ka pasur disa sulme në zyrat e rekrutimeve dhe Yakutia, rajone nga të cilat thuhet se ka pasur një numër disproporcionalisht të madh të rekrutuarve në krahasim me rajonet e tjera në Rusi.

Sipas raporteve dhe videove të postuara në Twitter, turma qytetarësh, burra dhe gra dolën në rrugë të dielën në mëngjes për të demonstruar kundër rekrutimit, me forcat e sigurisë që hapën zjarr për të shpërndarë turmën.

Më shumë se 2,350 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë që nga njoftimi i presidentit Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm ushtarak, sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestave OVD-Info.

Të paktën 2,352 persona janë arrestuar në qytete të ndryshme anembanë Rusisë nga 21 shtatori deri më 25 shtator, por numri i të arrestuarve mund të jetë më i lartë.

Të dielën, të paktën 128 persona u arrestuan në pesë qytete, duke përfshirë Makhachkala, Yakutsk, Irkutsk, Reftinsky dhe Kotlas.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!