Rusët kërkojnë të zbrazin Kievin para sulmit, shpallin korridor të sigurt për largimin e banorëve

schedule10:11 - 28 Shkurt, 2022

schedule 10:11 - 28 Shkurt, 2022

Ushtria ruse ka njoftuar një “korridor” të hapur dhe të sigurt për qytetarët ukrainas që duan të largohen nga Kievi.

“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov, kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ushtria ruse ditën e hënë, shkruan CNN. “Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”.

Kjo deklaratë e ushtrisë ruse vjen një ditë pas njoftimit të kryetarit të bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko i cili u shpreh se kryeqyteti ukrainas është i rrethuar dhe s’ka mundësi evakuimi.

Sipas CNN, Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë bën me dije se në total që prej nisjes së pushtimit rus janë vrarë 352 civilë, prej të cilëve 14 janë fëmijë. Ndërsa 1.684 qytetarë ukrainas janë plagosur, përfshirë dhe 116 fëmijë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!