Rusët ikin pa kthyer kokën pas, “harrojnë” të marrin municionet nga qytetet e Ukrainës

schedule12:57 - 12 Shtator, 2022

schedule 12:57 - 12 Shtator, 2022

Ushtarët rusë kanë lënë pas municoione, teksa largoheshin nga qyteti i Izium në Kharkiv, në kohën kur forcat ukrainase po hidheshin në kundërofensivë.

 “Pushtuesit rusë ikin aq shpejt nën presionin e ushtarëve ukrainas, saqë lënë arsenale të tëra municionesh. Ne e dimë se çfarë të bëjmë me ta dhe patjetër do t’i përdorim për qëllimin e tyre të synuar, kundër armikut”, postoi në Facebook Vladyslav Abdula, Zëdhënës i Departamentit të Rajonit të Kharkiv të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.

Sipas këshillit të qytetit të Izium, ushtria ukrainase ngriti flamurin ukrainas mbi qytet më 10 shtator. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës nuk e ka shpallur ende zyrtarisht çlirimin e qytetit, raporti i 11 shtatorit thoshte se çlirimi i rrethit të Iziumit ishte në vazhdim.

Pushtuesit, duke ikur me nxitim, lanë listat e personelit, të dhënat e detajuara, dokumentet dhe fletoret personale në një fshat të rrethit të Iziumit, shkruan Ukrinform.

“Kryetari i Iziumit”, i emëruar nga pushtuesit, u arratis edhe para ofensivës së Forcave të Armatosura të Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!