Zhvilluesit e vaksinës ruse Sputnik V COVID-19 thanë të enjten se AstraZeneca duhet të bëjë një përpjekje që ta kombinojë vaksinën e saj eksperimentale me atë ruse. Qëllimi? Për të rritur efikasitetin.
Rusia tha se vaksina e saj Sputnik V është 92% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19, sipas rezultateve të testeve të ndërmjetme, ndërsa AstraZeneca tha se vaksina e saj për COVID-19 rezultoi 70% efektive në testet klinike.
“Nëse nisin një test të ri klinik, ne sugjerojmë të provojmë një regjim kombinimi mes dy vaksinave për të rritur efikasitetin,” thanë zhvilluesit e kandidates ruse në një postim në llogarinë e tyre në Twitter.
“Kombinimi i vaksinave mund të jetë i rëndësishëm për rivaksinimet.”
AstraZeneca ka njoftuar se do të ketë deri në 200 milion doza të vaksinës së saj deri në fund të vitit 2020.
Vaksina britanike shihet se ofron një nga shpresat më të mira për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit të saj më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferike. s.b/abcnews.al/