Zakonisht, vetëm të vdekur shtrihen këtu në krateret e fronit jugut të Ukrainës. Por ndonjëherë rrezaton shkëlqimi i jetës. Ky dron dalloi një ushtar ukrainas, Serhey, i veçuar nga njësia e tij. I plagosur në kraharor, ai filmoi këtë teksa dergjej i vetmuar dhe mbuluar nga gjaku. Ishte i frikësuar se çdo betejë për mbijetesë nuk do të ishte e mjaftueshme, siç rrëfeu nga shtrati i spitalit për CNN.
Por operatorët e dronëve kishin plane të tjera. Ata i bashkëngjitën ujë, ilaçe dhe një shënim dronit, duke e çuar pranë ushtarit, për t’i hedhur pakon. Por ai ende nuk e dinte nëse ishte miqësor apo një bombë ruse. “Gjatë gjithë kohës po shihja dronin që fluturonte mbi mua. Nuk e kuptoja nëse ishte miqësor apo armiqësor, ishte një lotari”, kujton Serhiy.
Në këtë moment, kuptoi se droni mund ta shpëtonte. Uji dhe ilaçet vazhdonin të vinin, duke i lehtësuar dhimbjen që ishte e dallueshme edhe nga lart, derisa arriti të lëvizte drejt një vendi të sigurt. “Mjekët që më ofruan ndihmën e parë u më gjetën, u habitën që mbijetova për dy ditë me mushkërinë e shpuar”.
Ndoshta vetëm pak kilometra larg, shpëtimi ishte më i shëmtuar. Ky është një sulm ukrainas nga njësia e 15-të e Gardës Kombëtare ndaj një pozicioni rus. Ishte i egër dhe detyroi dhjetëra trupa ruse të tërhiqen. Artileria plagosi keqazi një komandat rus, i lënë pas nga ushtarët që e menduan të vdekur. Por video e siguruar nga forcat ukrainase, tregon se ato e gjetën të gjallë, duke i mundësuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Komandanti rus, që nuk identifikohet, u vlerësua më vonë me medalje postmortem, sipas mediave ruse. i lënë pas dhe i shpallur i vdekur nga ushtarët e tij, ukrainasit që e gjetën thonë se mund të kishte dëshiruar të mos kishte shpëtuar… “Ai na kërkoi ta qëllonim”, thotë një pjesëtari brigadës së 15-të të Gardës Kombëtare. “Ne i thamë ta bënte vetë diçka të tillë, por ai nuk mundej. Ishte armiku ynë dhe kisha një dëshirë për të mos e shpëtuar, por urdhrat janë urdhra. Ata kanë djemtë tanë dhe mund t’i shkëmbejmë të burgosurit”.
Pjesëtari i forcave ukrainase shton se si qenie njerëzore ishte shokuar, që trupat e tjerë e kishin lënë pas. “Si ushtar, e njoh armikun dhe e di se kjo nuk është praktikë e pazakontë”, pohon më tej.
/abcnews.al